Sipërmarrësi miliarder Elon Musk do të kalojë natën e zgjedhjeve me Donald Trump dhe rrethin e tij të ngushtë në shtëpinë e ish-presidentit në Florida, sipas NBC News.
Sipas mediave të huaja, pjesëmarrja e Musk do të thotë se kandidati republikan për president do të ketë akses të drejtpërdrejtë me personin që kontrollon platformën e mediave sociale ‘X’, në atë që mund të kthehet në një natë mjaft kaotike dhe disa ditë pasi të numërohen votat.
Pronari i platformës ‘X’ ka qenë një mbështetës i hapur i Trump në javët e fundit, duke shpenzuar miliona për ta mbështetur atë, duke mbajtur evente në emër të tij dhe duke folur me të rregullisht, shkruan A2 CNN.
Në SHBA ka frikë në mesin e demokratëve se Musk mund të përdorë rrjetin e tij social ‘X’ për të promovuar dezinformata zgjedhore, raporton New York Times, duke ndarë informacione të pasakta rreth të dhënave të votimit të hershëm ditët e fundit.
Kujtojmë se e gjithë fushata elektorale në SHBA është zhvilluar nën një frymë të tensionuar dhe përçarëse. (A2 Televizion)