Në prag të 2-vjetorit të nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Vladimir Putin krenohet me arritjen e tij, më të madhen e ushtrisë ruse në të paktën 10 muaj luftime në terren: Marrjen nën kontroll të Avdikës.
E si të mos mjaftohet me kaq, me ftesa nga dhjetëra vende që Putinin e Rusinë e shohin si aleat e vend mik, Putin po përqendrohet edhe në fushatën elektorale, në kërkim të një mandati të pestë në krye të Kremlinit. Kohë për vizita jashtë vendit tani nuk ka, edhe pse flitet shumë për një vizitë shtetërore në Turqi.
Por javët në vijim, Putini do përqendrohet te zgjedhjet. Alexei Navalny ishte rivali i tij më i zëshëm në Rusi dhe jashtë saj. Avokati, aktivisti i ethshëm antikorrupsion dhe i burgosuri i fundit politik i Putinit, u nda nga jeta. Boris Nadezhdin pritet të jetë rivali i radhës që mund të garojë ndaj Putinit këtë mars, thotë se ka me vete mijëra njerëz, rusë që duan ta ndihmojnë. (A2 Televizion)