"Nuk pranojmë cedim territori", Zelensky: Lufta përfundon brenda vitit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 23:06 | Bota

Volodymyr Zelensky ka arritur të marrë një tjetër paketë mbështetëse financiare, këtë herë nga Gjermania. Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi një paketë ndihme ushtarake prej 1.4 miliardë euro për Ukrainën deri në fund të vitit 2024, duke i thënë presidentit Volodymyr Zelenskiy se ishte një sinjal për Rusinë se Perëndimi nuk do të ndaloni mbështetjen e Kievit.

“Ne sapo kemi dorëzuar një paketë të re, gjithëpërfshirëse të mbështetjes ushtarake me vlerë mbi 600 milionë euro për Ukrainën. Deri në fund të vitit, me mbështetjen e partnerëve tanë Belgjikës, Danimarkës dhe Norvegjisë, ne do t'i dorëzojmë gjithashtu Ukrainës një paketë tjetër mbështetjeje ushtarake me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë", tha kancelari Scholz.

Në fjalën e tij, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi kancelarin gjerman dhe hodhi poshtë pretendimet e disa mediave ndërkombëtare, se Ukrainë është gati të nënshkruajë paqen me Rusinë në kufijtë e tanishëm. Ai përsëriti faktin se, lufta do të marrë fund brenda vitit 2025.

"Unë do t'i paraqes kancelarit gjerman planin se si ta detyrojmë Rusinë drejt paqes, se si t'i japim fund kësaj lufte jo më vonë se viti 2025 dhe të garantojmë që agresioni nuk do të përsëritet. Ky plan është një urë për të mbajtur Samitin e paqes i cili do t'i japë fund luftës. Ky plan nuk do të zëvendësojë iniciativën tonë paqësore, por do të forcojë pozitat e Ukrainës në afrimin e paqes gjithashtu!", shtoi Zelensky.

Udhëtimi i Zelensky vjen në një kohë kritike, me Kievin duke u përpjekur të ndryshojë vrullin në fushën e betejës përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor dhe për faktin se dimri do të vijë me një sërë sulmesh në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Gjermania është donatori i dytë më i madh i Ukrainës i ndihmës ushtarake, por Scholz ka kundërshtuar pajisjen e Ukrainës me raketa Taurus me rreze të gjatë veprimi dhe nuk i ka përmendur ato në komentet e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos