Të paktën 1300 automjete u shkrumbuan nga flakët në parkingun e aeroportit të Lutonit në Angli një ditë më parë.
Daily Mail ka publikuar momentet e parë kur ka nisur zjarri në një makinë “Range Rover”, i cili është përhapur më pas me shpejtësi edhe te makinat e tjera, duke mos i dhënë asnjë mundësi ekipeve zjarrfikëse për të ndërhyrë.
Ekspertët kanë thënë se në atë parking mungonte sistemi kundër zjarrit, i cili në këtë rast do të kishte shmangur katastrofën, shkruan A2.
Autoritetet britanike kanë nisur tashmë një hetim në lidhje me këtë rast.
(A2 Televizion)