Objektiv zyrtarët e lartë të ushtrisë ukrainase, kapen 4 “harabelat” ukrainase

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2025, 08:20 | Bota

Objektiv zyrtarët e lartë të ushtrisë ukrainase, kapen 4

Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse, FSB, ka arrestuar katër agjente femra të shërbimeve speciale të Ukrainës në Sevastopol, Voronezh dhe Rostov-on-Don.

4 agjentet sekrete ishin rekrutuar për të kryer sulme kundër anëtarëve të rangut të lartë të ushtrisë ruse dhe sabotim në objektet e prodhimit të karburantit dhe energjisë.

Ngjarja u bë publike nga Qendra Ruse e Marrëdhënieve me Publikun në FSB.

Sipas Shërbimit, objektivat e spiuneve ishin zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe objektet e furnizimit me karburant dhe energji.

Agjentet, vijon shënimi, kanë rrëfyer se janë trajnuar në Ukrainë për përdorimin e armëve të lehta, minave dhe eksplozivëve, si dhe për kontrollin e dronëve dhe metodat e identifikimit të subjekteve nën vëzhgim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos