Pas kritikave, Zelensky takohet me Vance në bodrumin e hotelit me pesë yje në Mynih

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2025, 19:06 | Bota

Pas kritikave, Zelensky takohet me Vance në bodrumin e hotelit me pesë

Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, janë takuar ditën e sotme në margjinat e Konferencës së 61-të të Sigurisë së Mynihut, në Mynih, Gjermania jugore.

Sipas mediave të huaja, ka qenë një zëdhënës i Presidentit Zelensky që ka dhënë lajmin, teksa bëhet me dije se bisedimet po zhvillohen në bodrumin e një hoteli me pesë yje në një zonë malore qytetit, rreth 5 km (3 milje) nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku të dy udhëheqësit folën më herët sot.

Ne ende nuk kemi dëgjuar se çfarë po diskutojnë Vance dhe Zelensky, por çështja kryesore është përfundimi i luftës në Ukrainë, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Vance gjatë fjalimit të tij në Mynih, kritikoi vendet e Bashkimit Europian dhe Britaninë e madhe për nivelin e demokracisë, që sipas tij është në rënie.

Ai tha gjithashtu se Rusia nuk është kërcënim, por sipas Vance, Europa duhet ta kërkojë kërcënimin për sigurinë brenda vetes.

Deklaratat e tij nuk u pritën mirë nga liderët e Bashkimit Europian, një pjesë e të cilëve reaguan pas fjalës së tij, shkruan A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos