Përmbytje apokaliptike në Tajlandë, disa të vdekur, mijëra të pastrehë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 10:12 | Bota

Përmbytje apokaliptike në Tajlandë, disa të vdekur,

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në jug të Tajlandës që kanë prekur mijëra njerëz, duke detyruar me qindra të largohen nga shtëpitë e tyre.

Më shumë se 70.000 shtëpi janë prekur nga përmbytjet që filluan më 22 dhjetor në provincat Satun, Songla, Patani, Yala dhe Narathiwat, sipas mediave të huaja.

Gjashtë persona, përfshirë një grua 89-vjeçare dhe një fëmijë të vogël, vdiqën në Narathiwat. Ekipet e shpëtimit e kaluan natën duke shpërndarë shishe me ujë dhe ushqim dhe duke inspektuar shtëpitë për të vlerësuar dëmet dhe për t’u siguruar që nuk kishte njerëz brenda.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Tajlandës tha se niveli i ujit kishte rënë këtë mëngjes. Në vitin 2011, përmbytjet shkaktuan qindra viktima dhe dëmtuan miliona shtëpi në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos