Përplasje mes bandave në Meksikë: Të paktën 11 viktima, mes tyre edhe qytetarë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2023, 08:53 | Bota

Përplasje mes bandave në Meksikë: Të paktën 11 viktima,

Një përplasje e dhunshme mes disa kriminelëve të dyshuar ka lënë pas të paktën 12 viktima në qytetin Texcaltitlan, Meksika qendrore.

Të dhënat i bënë të ditura zyrtarët e sigurisë në vend të premten. Tetë nga viktimat dyshohet se kanë qenë të lidhura me aktivitete kriminale.

Ministria e Sigurisë për shtetin e Meksikës njoftoi po ashtu se si pasojë e përplasjeve e kanë humbur jetën edhe tre banorë të zonës.

Një video e shpërndarë në rrjet nga mediat e vendit tregonte momentin kur një grup burrash nisën të përplaseshin me njëri-tjetrin dhe më pas dëgjohen edhe të shtëna dhe njerëz që vrapojnë për t’u shpëtuar plumbave.

Mbi 420 mijë vrasje janë regjistruar zyrtarisht në Meksikë që nisja e të ashtuquajturës “lufta për drogë” në vitin 2006, me vendosjen e forcave të armatosura brenda vendit për të goditur kartelet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos