Pamjet e qindra palestinezëve të zhveshur, reagon Izraeli: Shumë terroristë të maskuar

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2023, 17:18 | Bota

Pamjet e qindra palestinezëve të zhveshur, reagon Izraeli: Shumë

Izraeli ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të disa fotove në rrjetet sociale ku shihen dhjetëra burra palestinezë të zhveshur, të gjunjëzuar në tokë, teksa kontrollohen nga ushtarët e armatosur izraelitë.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, arrestimet janë bërë në Jabalia dhe Shejaiya, dy zona të konsideruara si "fortesa dhe qendra të gravitetit të Hamasit".

Levy shton se të gjithë të arrestuarit janë burra të moshës ushtarake që u ndaluan në zona që civilët supozohej të ishin evakuuar javë më parë.  Ai sqaron se ata do të merren në pyetje për të parë se kush ishte një terrorist dhe kush jo.

Zëdhënësi insiston se shumë prej terroristëve, kur e panë veten të rrethuar nga trupat izraelite u maskuan si civilë për të shmangur arrestimet.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nuk i kanë komentuar drejtpërdrejt imazhet, por zëdhënësi Daniel Hagari tha se luftëtarët e IDF dhe oficerët Shin Bet arrestuan dhe morën në pyetje qindra të dyshuar për terrorizëm, disa prej të cilëve më pas u lanë të lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos