Përshkallëzohet konflikti me Libanin, izraelitët godasin makinën me civilë, vdesin tre fëmijë dhe gjyshja e tyre

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2023, 19:43 | Bota

Përshkallëzohet konflikti me Libanin, izraelitët godasin

Tre fëmijë dhe gjyshja e tyre janë vrarë nga një sulm izraelit në Libanin jugor, thonë mediat shtetërore libaneze.

Në raport thuhet se makina e tyre u godit në një rrugë në lagjen Bint Jbeil dhe se fëmijët ishin të moshës 10, 12 dhe 14 vjeç.

Sulmet ndërkufitare midis grupit libanez Hezbollah dhe ushtrisë izraelite kanë qenë të shpeshta javët e fundit.

Nga ana tjetër, një zëdhënës ushtarak izraelit thotë se një civil u vra nga një raketë antitank e lëshuar nga Hezbollahu nga Libani.

Zëdhënësi thotë se Hezbollahu po sulmon “lokacionet ushtarake izraelite dhe qytetet civile”.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi