“Liri Palestinës”, protestë në qendër të Tiranës kundër luftës në Gaza

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2023, 13:59 | Aktualitet

Një tjetër protestë në mbështetje të Palestinës u mbajt këtë të dielë në qendër të qytetit të Tiranës.

Qindra qytetarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të kërkuar ndalimin e bombardimeve të Izraelit dhe reagimin e komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e menjëhershme të armëpushimit.

Në protestë morën pjesë dhjetëra besimtarë myslimanë, por edhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Që prej 7 tetorit një luftë e ashpër ka nisur mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit, ku për pasojë kanë humbur jetën mbi 11 mijë persona.

Situata në Gaza është tepër e vështirë, pasi njerëzit kanë vështirësi të kenë akses në ushqime dhe ujë të pijshëm teksa ushtria izraelite herë pas herë përsërit ultimatumin që të largohen pasi kërkon të nisë një ofensivë më të gjerë.

 

A2 CNN Livestream

A2 Business