Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë regjisori i njohur

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2023, 10:36 | Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë regjisori i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare regjisori i njohur shqiptar, Vladimir Prifti.

Lajmi u dha nga ministrja e kulturës, Elva Margariti e cila shkroi në rrjetet sociale se Vladimir Prifti iu shtua tempullit të përjetësisë, teksa la pas një shkollë për filmin shqiptar.

“Regjisori i filmave të paharrueshëm "Udha e shkronjave", "Kush vdes në këmbë", "Flutura në kabinën time" e shumë të tjerëve, Vladimir Prifti iu shtua tempullit të përjetësisë!

Regjisor i analizës psikologjike, i gdhendjes së karaktereve, që iu largua klisheve të kohës, Prifti ka lënë pas një shkollë për filmin shqiptar. U prehsh në paqe mjeshtër!”, shkroi Margariti.

Regjisori Prifti regjistron dhjetëra filma gjatë karrierës së tij të gjatë në kinematografi mes të cilëve; “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Udha e shkronjave”, “Kur hidheshin themelet”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Kush vdes në këmbë”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time” etj.

Vladimir Prifti lindi në Tiranë, me 1 Qershor 1942. Ai diplomua në shkollën e lartë për aktorë, “Aleksandër Moisiu” dhe më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor, ku luajti disa role dytësore. Pas disa përvojave si asistent regjisor në teatër, në vitin 1974 filloi punë si regjisor pranë TVSH-së, prej nga ku nisi edhe pasioni i tij për filmin.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni