Kryeqyteti nën “pushtetin” e ujit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2023, 13:32 | Aktualitet

Me ardhjen e nëntorit, reshjet e shiut përfshinë thuajse të gjithë territorin e vendit. Si pasojë e reshjeve të dendura të dy ditëve të fundit, në shumë bashki të vendit pati edhe vërshime të ujërave në rrugë e banesa.

Nën “pushtetin” e ujit është zgjuar sot edhe kryeqyteti. Disa rrugë të Tiranës, siç mund të shihen edhe nga pamjet më poshtë, janë përmbytur. Megjithatë, krahasuar me një ditë më parë kur edhe Lana doli nga shtrati, situata duket e përmirësuar.

Reshjet e shiut kanë vijuar pothuaj në të gjithë territorin e vendit gjatë natës dhe vijojnë edhe në këto momente.

Siç u bë e ditur më herët gjatë ditës nga Mbrojtja, po punohet në segmentin rrugor Bënçë-Lekdush, në vendin e quajtur “Uji i Varur”, bashkia Tepelenë, në aksin rrugor Picar- Golem, për zhbllokimin e rrugëve nga inertet.

Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve. Ndërsa ekipet e OSHEEE po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit.

A2 CNN Livestream

A2 Business