Moti i keq, vërshon uji në rrugët e Kolonjës

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 22:50 | Aktualitet
Moti i keq, vërshon uji në rrugët e Kolonjës

Situatë problematike është krijuar në Kolonjë mbrëmjen e së premtes si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Sipas informacioneve, uji ka vërshuar rrugët e qytetit.

Për disa herë rresht është tentuar të zhbllokohen rrugët, por çdo 15 minuta situata kthehet në gjendjen fillestare.

Mësohet se problematike situata paraqitet edhe në fshatin Qafëzes, pasi ka dalë nga shtrati përroi i fshatit, dhe rrezikojnë banesat në lagjen e fshatit afër përroit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu