Një person ka vdekur pasi një avion Antonov-3 tentoi të bënte një ulje emergjente, pas dështimit të sistemit të pilotimit, në Yakutia, rajoni rus i Siberisë.
Autoritetet lokale njoftuan se aksidenti ajror ka ndodhur në periferi të qytetit Olekminsk, ku “avioni An-3 i linjës ajrore Borus bëri një ulje emergjente”.
Fotot nga vendi i rrëzimit tregojnë avionin e vogël të pasagjerëve në një zonë të pyllëzuar.
Në bordin e avionit ndodheshin pesë persona, tre anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë, sipas informacionit të Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Republikës Ruse të Sakhasë.
Sipas informacioneve fillestare, piloti u detyrua të tentonte një ulje emergjente për shkak të humbjes së fuqisë së motorit. (A2 Televizion)