Policia gjermane ka arrestuar një 20-vjeçar irakian, i cili dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist në një treg Krishtlindjesh në Saksoni, ndoshta në Hanover.
Sipas hetuesve, i riu i cili kishte mbërritur në Gjermani vitin e kaluar, po planifikonte të sulmonte vizitorët me thikë.
Pak ditë më parë, dy të rinj, të moshës 15 dhe 16 vjeç, u arrestuan në Nordrhein-Westfalen dhe Brandenburg, të cilët po planifikonin gjithashtu një sulm në një treg Krishtlindjesh.
Pas arrestimit të të dyshuarve për terrorizëm, janë shtuar masat e sigurisë në disa tregje të Krishtlindjeve në Gjermani. (A2 Televizion)