Meloni takohet me Erdogan: Turqia, rol thelbësor në ndalimin e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 14:07 | Bota

Meloni takohet me Erdogan: Turqia, rol thelbësor në ndalimin e

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka zhvilluar një bisedë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, para samitit botëror për klimën në Dubai.

Mediat italiane kanë raportuar se temë e bisedës ka qenë lufta në Gaza. Meloni ka bërë thirrje për një armëpushim të ri humanitar, ndërsa nënvizoi rolin e Turqisë në shmangien e përshkallëzimit të konfliktit në Lindje të Mesme.

Ndërkohë, Izraeli ka rinisur sulmet ndaj objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës pas përfundimit të armëpushimit 7-ditor, duke rrëzuar kështu lajmet e shpërndara në disa media se akordi mes palëve për ndalimin e luftimeve do të shtyhej më tej. Sipas raportimeve, ushtria izraelite ka bombarduar dhjetëra objektiva të militantëve në Gaza, gjatë mëngjesit të sotëm, teksa ka pasur dhe kundërpërgjigje nga ana e Hamasit me raketa drejt qyteteve në Izrael.

Kryeministri Netanjahu deklaroi në një komunikim me mediat se pakti nuk zgjat më tej, pasi Hamasi e shkeli atë duke mos liruar të gjitha gratë, si dhe organizoi sulme me raketa ndaj Izraelit. Kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë objektivat se synimi kryesor është lirimi i të gjitha pengjeve, asgjësimi i Hamasit dhe moslejimi që ai të kthehet një kërcënim në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos