Skadon armëpushimi, Izraeli nis sulmet: Hamasi shkeli akordin

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 08:02 | Bota

Skadon armëpushimi, Izraeli nis sulmet: Hamasi shkeli akordin

Izraeli ka rinisur sulmet ndaj objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës pas përfundimit të armëpushimit 7-ditor, duke rrëzuar kështu lajmet e shpërndara në disa media se akordi mes palëve për ndalimin e luftimeve do të shtyhej më tej.

Sipas raportimeve, ushtria izraelite ka bombarduar dhjetëra objektiva të militantëve në Gaza, gjatë mëngjesit të sotëm, teksa ka pasur dhe kundërpërgjigje nga ana e Hamasit me raketa drejt qyteteve në Izrael.

Kryeministri Netanjahu deklaroi në një komunikim me mediat se pakti nuk zgjat më tej, pasi Hamasi e shkeli atë duke mos liruar të gjitha gratë, si dhe organizoi sulme me raketa ndaj Izraelit.

Kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë objektivat se synimi kryesor është lirimi i të gjitha pengjeve, asgjësimi i Hamasit dhe moslejimi që ai të kthehet një kërcënim në të ardhmen.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos