Anuloi udhëtimin në Dubai për shkak të shëndetit, reagon Papa Françesku: Jam ende gjallë!

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 17:49 | Bota

Anuloi udhëtimin në Dubai për shkak të shëndetit,

“Jam ende gjallë.” Ishte ky reagimi i Papa Françeskut pas daljes së lajmit se Ati i Shenjtë kishte pasur disa probleme me shëndetin.

Pas lajmit për grip dhe inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes, Papa u vendos nën vëzhgim mjekësor. Françesku shtoi se vuante nga bronkiti akut dhe infektiv. “Faleminderit Zotit që nuk ishte pneumoni," shtoi ai.

Bergoglio saktësoi se ai nuk ka më temperaturë, por shtoi se vijon që të marrë antibiotikë.

Për anulimin e udhëtimit për në Dubai , të kërkuar nga mjekët, ai shpjegoi se "aty është shumë vapë dhe kalon nga vapa në ajër të kondicionuar. Kushte këto, aspak të përshtatshme për dikë me bronkit.

Duke folur në përgjithësi për kujdesin shëndetësor, gjatë një auditori me pjesëmarrësit në seminarin "Etika në menaxhimin e shëndetit", Papa Françesku nënvizoi se " kujdesi i dobët për shëndetin i lë vendin brishtësisë.

Më pëlqen shumë mjekësia parandaluese, sepse parandalon përpara se të vijnë ngjarjet.

"Më pas ai foli për nevojën për të garantuar mirëqenien e personit dhe “jo vetëm kërkimin e zgjidhjeve mjekësore apo farmakologjike”.

Papa përfundoi:"Më falni sepse nuk mund të flas më shumë, nuk kam forcë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos