Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Papa Françesku i sëmurë, anulon udhëtimin në Dubai

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 20:16 | Bota

Papa Françesku i sëmurë, anulon udhëtimin në Dubai

Është anuluar udhëtimi i Papa Françeskut në Dubai, i planifikuar për të ndodhur në ditët në vijim, me rastin e Konferencës së 28-të të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Udhëtimi është anuluar për shkak të gjendjes shëndetësore të Atit të Shenjtë, me mjekët që e kanë këshilluar të pushojë, pasi Françesku vuan nga një gjendje gripale dhe inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes.

Megjithë përmirësimin e pamjes së përgjithshme klinike të Atit të Shenjtë për shkak të gjendjes gripale dhe inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes, mjekët i kërkuan Papës të hiqte dorë nga udhëtimi. Bergoglio e pranoi kërkesën me keqardhje të madhe", shpjegoi zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.

Megjithatë në njoftimin e Vatikanit thuhet se Papa dhe Selia e Shenjtë mbeten të gatshëm për të qenë pjesë e diskutimeve që do të zhvillohen në ditët në vijim.

Mënyrat se si kjo mund të zbatohet do të përcaktohen sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Bruni.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli