1 vit “luftë” me kohën, manjati tregon fytyrën e re “si të bebit”, komentuesit e “masakrojnë”

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 14:09 | Bota

1 vit “luftë” me kohën, manjati tregon fytyrën e re

Brian Johnson, 46 vjeç, tashmë njihet në mbarë botën për përpjekjen e tij pothuajse obsesive për të "kthyer" kohën pas dhe për të fituar trupin, qëndrueshmërinë dhe pamjen e një 18-vjeçari. Kur kanë kaluar pothuajse 1 vit, ai ka prezantuar në platformën “X” rezultatet e para me të cilat vetë duket shumë i kënaqur, por nuk janë të këtij mendimi komentuesit.

“Kam humbur shumë peshë në vitin e parë dhe fytyra ime humbi shumë vëllim. Ne filluam projektin Baby Face 10 muaj më parë. Si duket?, shkruan ai.

Përgjigjet nuk ishin dhe aq pozitive.

“Lëkura juaj duket e zbehtë në mënyrë të panatyrshme”, thekson një komentues.

“Duket pikërisht ashtu siç është. Ai duket i lodhur”, komenton një tjetët.

 “Bravo që frymëzove botën përreth duke treguar se edhe me para të pakufizuara mund të dukesh i dobët dhe i mërzitur”, ka shkruar një komentues.

"Djali po përgatitet të transferohet në një muze dylli," shkruan një tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos