Dy adoleshentë 15 dhe 16 vjeç janë arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi dyshohet se ishin duke përgatitur një sulm me armë zjarri që mund të shkaktonte shumë viktima.
Sipas të dhënave paraprake, policia kishte marrë informacion se dy të rinjtë kishin si synim të sulmonin një treg të Krishtlindjes apo një sinagogë.
Menjëherë, efektivët rrethuan banesat e tyre dhe i kontrolluan, teksa nuk bëhet me dije se çfarë u gjet brenda tyre, apo detaje rreth hetimit.
“Dukej shumë konkrete. Ne kemi marrë informata nga jashtë për planet e mundshme për sulm”, tha ministri i Brendshëm i North Rhine-Westphalia, Herbert Reul. (A2 Televizion)