Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Lavrov në samitin e BE-së, Borrell: Ta dëgjojë nga të gjithë, përse është izoluar Rusia

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 09:42 | Bota


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pas një takimi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, komentoi dhe pjesëmarrjen e diplomatit rus, Sergei Lavrov në samitin e OSBE në Shkup.

Borrell u shpreh se gjatë këtij samiti Lavrov duhet ta dëgjojë edhe njëherë nga të gjithë vendet pjesëmarrëse njëzëri se përse është dënuar dhe sanksionuar Rusia nga bashkësia ndërkombëtare.

“Vendimi juaj për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrov është në një linjë me synimin tonë të përbashkët: të mbajmë të gjallë multilateralizmin. Lavrov ka nevojë të dëgjojë sërish nga të gjithë përse Rusia po dënohet dhe izolohet.

Do të jetë një rast i mirë për të dëgjuar drejtpërdrejtë nga pjesëmarrësit në takim, përse Rusia po dënohet dhe izolohet. Dhe më pas kur të rikthehet në Moskë do t’i raportojë mjeshtrit të Kremlimit se Bashkimi Europian dhe OSBE mbeten të bashkuara në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë”, tha Borrell.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi