Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Trafikantët hedhin emigrantët pranë brigjeve spanjolle, të paktën 4 viktima

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 10:22 | Bota

Trafikantët hedhin emigrantët pranë brigjeve spanjolle, të

Një tjetër tragjedi me emigrantët që udhëtojnë me varka drejt vendeve të BE-së është regjistruar mëngjesin e së enjtes, këtë herë pranë brigjeve të Spanjës.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se të paktën 4 emigrantë të paligjshëm humbën jetën, pasi skafistët që po i transportonin i hodhën në mes të detit, pranë Kadizit.

Mediat iberike shkruajnë se një motoskaf i shpejtë mbërriti pranë brigjeve spanjolle dhe nga frika se mos pikasej nga policia, drejtuesi i tij i detyroi emigrantët, rreth 30 syresh, që të hidheshin në det.

Kjo rezultoi fatale për disa prej tyre që nuk mundën të dilnin në breg, teksa nacionaliteti i tyre ende nuk bëhet me dije.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani