Vijojnë shkëmbimet mes Izraelit dhe Hamasit, 30 të burgosur palestinezë në këmbim të 12 pengjeve

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 22:53 | Bota

Vijojnë shkëmbimet mes Izraelit dhe Hamasit, 30 të burgosur

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit bëri të ditur mbrëmjen e së martës se ka liruar 30 palestinezë nga burgjet izraelite. Të burgosurit izraelitë u liruan në këmbim të 12 pengjeve të liruara nga Hamasi, në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit.

Në një deklaratë, shërbimi i burgut tha se 30 palestinezët u liruan nga burgu Ofer, pranë Ramallah në Bregun e pushtuar Perëndimor, dhe nga një qendër paraburgimi në Jerusalem.

Katari bëri më herët të ditur se 15 gra dhe 15 fëmijë do të lirohen.

Ndërkaq, ndërmjetësit po takohen në Katar në përpjekje për të siguruar një zgjatje të armëpushimit pesë-ditor midis Izraelit dhe Hamasit që do të përfundojë të mërkurën. E njëjta gjë është pohuar më herët gjatë ditës së sotme edhe nga zyrtarë të Egjiptit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos