Një tren rajonal goditi një kamion në zonën "Thurio" të Corigliano Rossano, në provincën e Kozencës.
Dy persona kanë humbur jetën nga përplasja e një treni rajonal dhe një kamioni në zonën “Thurio” të provincës së Kozencës në Itali.
Timonieri i trenit dhe personi që drejtonte kamionin kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pasi të dy mjetet e transportit morën flakë pas përplasjes.
Shkaqet e aksidentit tragjik janë ende të panjohura, por po shqyrtohet dinamika e fakteve dhe në veçanti arsyet pse kamioni ndodhej mbi shina.
Treni që u përplas me kamionin është rajonal dhe lidh fshatin "Sibari" të Cassano allo Ionio me Corigliano Rossano.
Lokomotiva dhe kamioni janë shkatërruar totalisht nga flakët, por fatmirësisht asnjë nga vagonët nuk pësoi dëmtime si pasojë e aksidentit dhe për rrjedhojë, asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua. (A2 Televizion)