Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Gruaja 70-vjeçare sjell në jetë binjakë

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 18:20 | Bota

Gruaja 70-vjeçare sjell në jetë binjakë

Një grua 70-vjeçare në Uganda ka sjellë në jetë binjakë pasi mundi të mbeste shtatzënë me anë të fertilizimit in vitro. Lajmin e bëri të ditur spitali ku ajo iu nënshtrua procedurës fillimisht.

Kështu, Safina Namukëaya u bë gruaja më e vjetër që sjell në jetë fëmijë në Afrikë pasi lindi një vajzë dhe një djalë pasditen e së mërkurës.

Mjekët në spital bënë të ditur se nëna dhe dy foshnjat e saj janë dhe se vogëlushët erdhën në jetë me anë të një ndërhurje cezariane.

“Kjo histori nuk është thjesht një sukses mjekësor, flet edhe për forcën dhe rezistencën e shpirtit njerëzor,” shprehen mjekët e spitalit në deklaratë.

Gruaja 70-vjeçare sjell në jetë binjakë

Namukëaya tregoi për mediat në vend se kjo ishte hera e dytë që ajo sillte fëmijë në jetë në tre vite, pasi lindi një vajzë të quajtur Sarah në 2020.

Nëna tregoi se kishte pasur komplikacione dhe vështirësi gjatë shtatzënisë, duke përfshirë këtu edhe largimin e babait të fëmijëve të saj.

"Një herë, një djalë shumë i ri më tha se isha mallkuar nga nëna ime që të vdisja pa fëmijë," tha ajo.

Zonja Namukëaya tregoi po ashtu se në komunitetin ku jetonte, tregohej me gisht për faktin që nuk mundi të sillte në jetë fëmijë pas 40 vitesh përpjekjesh.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli