Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

Raporti tronditës, Izraelit ishte në dijeni të sulmit të Hamasit 1 vit më parë

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 10:58 | Bota

Raporti tronditës, Izraelit ishte në dijeni të sulmit të

Një raport tronditës është publikuar së fundmi nga "New York Times", rreth luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sipas të cilit autoritetet izraelite kishin dijeni për sulmin 7 tetorit të militantëve, rreth një vit përpara se ai të ndodhte.

Sipas raportit, në duart e inteligjencës izraelite kishte rënë një plan i detajuar se si mund të sulmoheshin qytetet kufitare nga Hamasi, por ai u konsiderua si “pjellë e imagjinatës” dhe i pamundur për t’u realizuar.

Plani 40 faqësh, i quajtur "Muri i Jerikos", përshkruante detaje të “pushtimit”, por nuk specifikonte një datë se kur do të fillonte një sulm i tillë. Dhe faktet treguan se më 7 tetor të 2023, ai u zbatua me përpikmëri.

Të dhënat tregojnë se plani ishte shpërndarë gjerësisht në mesin e udhëheqësve të ushtrisë dhe inteligjencës izraelite gjatë vitit të kaluar, shumica e të cilëve i hodhën poshtë duke e konsideruar të ekzgjeruar dhe përtej aftësive të Hamasit.

Një analist veteran paralajmëroi në korrik se grupi terrorist kishte kryer një stërvitje që pasqyronte planin e “Murit të Jerikos", duke përfshirë rrëzimin e avionëve izraelitë dhe marrjen nën kontroll të një baze trajnimi ushtarak.

Shqetësimet e tij u rrëzuan nga një kolonel në divizionin e Gazës, entiteti i ngarkuar me patrullimin e kufirit, i cili tha se ishte pjesë e një skenari "krejtësisht imagjinar".

Zyrtarët izraelitë të sigurisë e kanë pranuar tashmë se ata dështuan në mbrojtjen e vendit dhe qeveria pritet të mbledhë një komision për të studiuar ngjarjet që çuan deri te sulmet.

Dokumenti nxjerr në pah gabimet që arritën kulmin në atë që zyrtarët tani e konsiderojnë si dështimin më të madh të inteligjencës izraelite në pesë dekada.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli