Tetë izraelitë u liruan nga robëria e Hamasit të enjten, 55 ditë pasi u rrëmbyen në Gaza gjatë sulmit të grupit militant palestinez në Izraelin jugor më 7 tetor. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shfaqet një e re e cila u mor rob nga Hamas, që thotë se është trajtuar shumë mirë.
Video është shpërndarë nga vetë Hamas e për rrjedhojë informacioni duhet marrë me skepticizëm, mirëpo aty shfaqet vetë vajza 21-vjeçare që tregon se nuk është keqtrajtuar, siç ka pasur shumë zëra.
“Njerëzit u treguan shumë të mirë, shumë të sjellshëm, ushqim i mirë, mirësjellje, gjithçka shumë mirë”, tha ajo.
???????????????? Mia Shem, who was held hostage by Hamas, said this about her experience:
— Censored Men (@CensoredMen) November 30, 2023
"People were very good.
Very kind, to me.
Food good and the kindness and everything good" pic.twitter.com/GzvKPDSnw5
21-vjeçarja Mia Shem, ishte e para nga rreth 240 pengjet e Hamas. Video e saj e bashkimit me familjen ishte shumë emocionuese.
Redemption of Hostages: Mia Shem arrives at the Hatzerim Air Base earlier this evening, and is welcomed by her mother and brother. pic.twitter.com/mkNJQnCrFr (A2 Televizion)
— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) November 30, 2023