Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Blinken: Izraeli e ka detyrim të mbrojë civilët e pafajshëm

Nga Rosalba Bejdo
1 Dhjetor 2023, 10:13 | Bota

Pas 7 ditësh qetësi, shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë zgjuan banorët e Gazës këtë të premte në një sinjal të qartë se armëpushimit i kishte ardhur fundit.

Izraeli njoftoi se kishte nisur operacionet luftarake kundër Hamasit, pasi e akuzoi grupin palestinez se kishte shkelur marrëveshjen duke lëshuar raketa në drejtim të vendit. Sipas raportimeve në Rripin e Gazës sulmet ajrore goditën jugun e territorit, përfshirë komunitetin e Abasanne Khan Younis dhe veriperëndimin e qytetit të gazës. Rinisja e luftimeve ndodh teksa sekretari i shtetit Anthony Blinken vizitoi Lindjen e Mesme, nga ku përcolli një prej mesazheve më të forta të SHBA ndaj aleatit të vet, Izraelit.

 

Kryediplomati amerikan i kërkoi qeverisë së Tel Avivit të marrë masa për mbrojtjen e civilëve në Gaza, të shmangë shpërngulje të mëtejshme masive të palestinezëve dhe dëmtimin e infrastrukturës kritike, si spitale dhe rrjete elektrike.

“Izraeli ka një prej ushtrive më të sofistikuara në botë. Është në gjendje të neutralizojë kërcënimin që buron nga Hamas, duke minimizuar dëmet për burrat, gratë e fëmijët e pafajshëm. E ka detyrim ta bëjë këtë”, tha Anthony Blinken.

Si pjesë e armëpushimit të përkohshëm që zgjati 7 dite, u liruan 105 pengje izraelite dhe të huaj dhe 240 të burgosur palestinezë. U lejua gjithashtu hyrja e më shumë ndihmave humanitare në territorin e Gazës, shumica e të cilit është reduktuar rrënojat si pasojë e sulmeve izraelite. 56 kamionë të tjerë me ushqime dhe karburant hynë të enjten, ndërsa u lirua një grup i fundit prej 8 pengjesh në këmbim të 30 të burgosurve palestinezë. Edhe pse luftimet kanë rinisur, negociatorët po vijojnë përpjekjen për të arritur një tjetër marrëveshje armëpushime mes palëve. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani