Po kalonin nga jugu në veri të Gazës, ushtria izraelite qëllon palestinezët

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 12:46 | Bota

Po kalonin nga jugu në veri të Gazës, ushtria izraelite

Shumë palestinezë të zhvendosur janë përpjekur të arrijnë në shtëpitë e tyre në Gazën veriore, pavarësisht paralajmërimeve të ushtrisë izraelite.

Të paktën dy persona u qëlluan dhe u vranë nga trupat izraelite dhe 15 të tjerë u plagosën në këmbë. Një gazetar i agjencisë së lajmeve AP pa dy trupat dhe të plagosurit teksa mbërritën në spital.

Informacionet nga Gaza raportojnë se 15 palestinezë u plagosën nga ushtria izraelite teksa tentonin të kalonin nga jugu në veri të Rripit. Ata u dërguan në spitalin në Deir al-Ballah, në jug të Rripit të Gazës.

Që nga arritja e marrëveshjes për armëpushimin, ushtria ka përsëritur se nuk lejon kthimin e palestinezëve të zhvendosur nga jugu në veri të Rripit dhe sot në mëngjes lëshoi ​​fletëpalosje në gjuhën arabe në enklavën palestineze për të konfirmuar këtë vendim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos