Kthim skenari në Dublin: Autori i sulmit rezulton irlandez, heroi që neutralizoi sulmuesin, emigrant nga Brazili

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 09:21 | Bota

Kthim skenari në Dublin: Autori i sulmit rezulton irlandez, heroi që

Irlandezët i vunë flakën dje Dublinit pas një sulmi me thikë që ndodhi në një zonë të populluar nga refugjatët. E megjithatë, duket se sulmi ishte kryer nga një vendas.

Pas sulmit me thikë, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur tre fëmijë dhe një grua 30-vjeçare jashtë një shkolle, qytetarët dolën në rrugë dhe u vunë flakën automjeteve në rrugë e vandalizuan disa biznese. Por më pas, policia bëri të ditur se sulmi u krye nga një 40-vjeçar irlandez, dhe jo algjerian siç mendohej. 

Ndërsa, sipas rrjetit irlandez TheJournal.ie , "heroi" që rrëzoi sulmuesin është një emigrant 43-vjeçar nga Brazili, i cili po kalonte me motoçikletën e tij kur pa një të mitur që sulmohej me thikë nga një burrë dhe e goditi me helmetë autorin.

“As që e kam menduar, ishte instinkt i pastër dhe gjithçka përfundoi në sekonda. Ai ra në tokë”, tha Caio Benicio.

“Unë vetë kam dy fëmijë, ndaj më duhej të bëja diçka. Unë bëra atë që do të bënte kushdo. Njerëzit ishin aty, por nuk mundën të ndërhynin sepse ai ishte i armatosur, por e dija që mund ta përdorja kaskën time si armë”.

Benicio tha se tani po lutej për vajzën pesëvjeçare që pa të sulmuar. Ai gjithashtu tha për TheJournal.ie se ishte i trishtuar kur pa rebelë kundër emigrantëve në rrugë.

“Ata duket se i urrejnë emigrantët. Epo, unë jam emigrant dhe bëra gjithçka që munda për të shpëtuar këtë vajzë të vogël."

Situata në qytet u qetësua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në kryeqytetin irlandez ka ende oficerë që patrullojnë rrugët.

A2 CNN Livestream

Latest Videos