Qytetarët në Dublin kanë mbushur rrugët e kryeqytetit irlandez pas një sulmi me thikë ku të plagosur mbetën edhe fëmijë. Qindra njerëz bllokuan rrugët kryesore pranë vendit të sulmit, gjatë të cilit u plagosën tre mitur, një grua dhe vetë sulmuesi.
Një numër i madh imigrantësh jetojnë në lagjen pranë vendit të sulmit.
Protestuesit arritën të çajnë kordonin e policisë. Ata brohorisnin "nxirrini jashtë", duke iu referuar emigrantëve teksa mbanin flamuj irlandez dhe pankarta me sloganin "Jetët irlandeze kanë rëndësi".
Ata gjithashtu i vunë flakën një qendre emigrantësh, të paktën një autobusi dhe një automjeti policie.
Ndërkohë, si pasojë e situatës së krijuar, të paktën një polic ka mbetur i plagosur nga incidentet. Ndërkaq, shefi i policisë nuk ka përjashtuar asnjë mundësi, as atë të terrorizmit, për motivin e sulmit.
Dublin City centre. Now. pic.twitter.com/OQ5drbxajQ
— Nisan Greenwich ???????? (@Niffman) November 23, 2023
BREAKING: Angry and violent scenes have erupted in Dublin City Centre tonight. Gript reporters saw fireworks fired at Gardai, and at least one Garda vehicle on fire. pic.twitter.com/3WJJ1COF6I (A2 Televizion)
— gript (@griptmedia) November 23, 2023