Dy muaj luftime intensive pret Izraeli pas “paqes” së shkurtër me Hamasin

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 20:07 | Bota

Dy muaj luftime intensive pret Izraeli pas “paqes” së

Izraeli pritet që t’ i vijojë luftimet intensive për të paktën dy muaj pas armëpushimit të shkurtër të arritur një ditë më parë. Lajmin e bëri të ditur ministri izraelit i Mbrojtjes.  

Yoav Gallant i bëri deklaratat gjatë fjalës së mbajtur përballë trupave të njësisë së operacioneve speciale të marinës izraelite të enjten.

“Ajo që do të shihni në ditët në vijim është lirimi i parë i pengjeve. Ky pushim do të jetë i shkurtër.”

Ai u tha trupave që të "organizohen, të përgatiten, të hetojnë, të furnizohen me armë dhe të përgatiten për të vazhduar" gjatë armëpushimit.

“Do të ketë një vazhdim, sepse duhet të përfundojmë fitoren dhe të krijojmë shtysën për grupet e radhës të pengjeve, të cilët do të kthehen vetëm si pasojë e presionit. Të paktën dy muaj të tjerë luftime priten,” shtoi ai.

Kujtojmë se ushtria e Izraelit dhe militantët e Hamasit ulin armët në orën 7 të mëngjesit të së premtes, për t’i lënë hapësirë shkëmbimit të 50 pengjeve izraelite në total me 150 palestinezë të burgosur. Detajet e këtij armëpushimi u bënë nga Katari dhe Egjipti që ndërmjetësuan paqen katër ditore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos