Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e vështirë në një dyqan rrobash sportive, kur një grup të rinjsh, të maskuar hynë furishëm në ambientet e tij dhe rrëmbyen gjithçka gjetën përpara.
Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash, kur hajdutët e maskuar që mendohet të kenë qenë të gjithë djem të rinj, morën këpucë dhe veshje nga dyqani me vlerë 12 mijë dollarë dhe u larguan me 4 makina.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimore, por për momentin nuk ka asnjë person të arrestuar. (A2 Televizion)