Rusia ndihmoi Korenë e Veriut të lëshonte satelitin spiun! Kim Jong un nxjerr armën e re

Nga Xhevahir Qardaku
23 Nëntor 2023, 15:22 | Bota

E treta e vërteta për Korenë e Veriut. Diktatori Kim Jong Un ka lëshuar me sukses një satelit ushtarak që përdoret për spiunazh.

Megjithatë është ende herët për të thënë nëse po funksionon. Zyrtarët e lartë të inteligjencës në Seul kanë informuar parlamentin se Rusia ka ndihmuar Korenë e Veriut që të ketë sukses në këtë drejtim. Në shtator ndodhi takimi mes presidentit Vladimir Putin dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un, në të cilin u firmosën disa marrëveshje. Moska konfirmoi dërgimin e ndihmave në ushqime dhe teknologji të lartë në këmbim të armëve nga Peniani.

“Pas atij samiti, Koreja e Veriut i dërgoi Rusisë të dhënat për lëshimin e parë dhe të dytë të satelitëve, të dy të dështuar. Moska i analizoi dhe i dërgoi Koresë Komuniste rekomandimet e saj”, citohen të kenë thënë zyrtarët e inteligjencës së Koresë së Jugut. Ndërkohë, Peniani ka grisur marrëveshjen 5-vjeçare me Seulin për uljen e tensioneve ushtarake, duke mbjellë rrezikun e një përshkallëzimi të rrezikshëm. Koreja e Jugut njoftoi pas këtij vendimi se do të rifillojë fluturimet vrojtuese përgjatë kufirit.

Nga ana tjetër, armët kanë nisur të lëvizin. Koreja e Veriut po synon që të dërgoja forca luftuese dhe pajisje në kufirin me fqinjin jugor. Madje raportohet se një armë plotësisht e re me një teknologji të lartë është vënë nga Kim Jong Un pranë kufirit me Korenë e Jugut.

A2 CNN Livestream

A2 Sport