Krahu i armatosur i Hamasit, Brigada Izzedine al-Qassam konfirmoi se pauza katër-ditore e luftimeve do të fillojë në orën 07:00 të mëngjesit të së premtes me orën lokale në Gaza.
Zyrtarë të Hamasit thanë se katër kamionë me karburant dhe 200 kamionë ndihma do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Rripin e Gazës në secilën prej atyre ditëve.
Në një deklaratë, ata shtuan se të gjitha veprimet ushtarake nga Brigadat Al-Qassam dhe forcat izraelite do të ndalojnë gjatë armëpushimit 4-ditor.
Pas disa javësh negociata me ndërmjetësimin e Katarit dhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për lirimin e 50 pengjeve përgjatë 4 ditëve, gjatë se cilave të ketë pauzë të luftimeve.
Nëse do të ketë sukses, ky do të jetë armëpushimi i parë që prej fillimit të luftës dhe do të parashikojë lirimin e 50 grave dhe fëmijëve të marrë peng nga Izraeli, në këmbim të 150 palestinezëve të mbajtura në burgjet izraelite. (A2 Televizion)