Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 14%
  • Të drejtë 19%
  • Të vonuar 67%

“Po kryen krime kundër njerëzimit”, Bolivia ndërpret marrëdhëniet me Izraelin

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 07:32 | Bota

“Po kryen krime kundër njerëzimit”, Bolivia ndërpret

Qeveria e Bolivisë vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke e akuzuar këtë vend për krime kundër njerëzimit gjatë sulmeve në Rripin e Gazës.

Bolivia "ka vendosur të prishë marrëdhëniet diplomatike me shtetin izraelit në shenjë mohimi dhe dënimi të ofensivës ushtarake agresive dhe disproporcionale izraelite që po ndodh në Rripin e Gazës", tha zëvendësministri i Jashtëm Freddy Mamani në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se Bolivia bën thirrje për armëpushim dhe për t'i dhënë fund "bllokadës që pengon hyrjen e ushqimeve, ujit dhe elementeve të tjera thelbësore për jetën".

Ministria e Jashtme izraelite nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Bolivia është ndër vendet e para që ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin lidhur me luftën në Gaza si kundërpërgjigje për sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit nga militantët e Hamasit.

Ditari A2 CNN