Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Putin si Kim Jong Un, kërkon që rusët të lindin më shumë fëmijë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 14:14 | Bota

Putin si Kim Jong Un, kërkon që rusët të lindin më

Familjet ruse duhet të bëjnë sa më shumë fëmijë, të paktën dy dhe jo më pak, në mënyrë që vendi t'i mbijetojë etnikisht kësaj lufte. Mirë, sipas shefit të Kremlinit, do të ishte që një çift të bënte tre apo më shumë fëmijë, por edhe 2 të paktën do të ishte mirë.

Për shkak të luftës 2-vjeçare në Ukrainë, çiftet e reja ruse nuk po lindin më fëmijë, ndërsa mijëra prej tyre janë larguar edhe nga vendi që në muajt e parë të një konflikti, fundi i së cilës duket ende larg. Gjatë vizitës në një fabrikë tankesh në rajonin e Uraleve, Putin i tha të rinjve që Rusisë sot nuk i duhet një familje e vogël sepse duhet të ruajnë identitetin e kombit e për këtë, duhen sa më shumë të rinj.

Edhe njëherë ai e përshkroi veten si një mbështetës i vlerave tradicionale, bazuar mbi familjen, kombin dhe besimin në Kishën Ortodokse. Sipas zyrës ruse të statistikave, popullsia e Rusisë në vitin 2023 ishte 146.4 milionë banorë, në rënie nga 149 milionë thuajse 20 vite më parë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli