Rebelët Houthi sulmojnë anijen greke, armët iraniane u konfiskuan nga SHBA-ja dhe Britania

Nga Rosalba Bejdo
17 Janar 2024, 10:45 | Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta. Lëvizja Huthi në Jemen e cila mbështetet nga Irani njoftoi se kishte goditur një tjetër anije në Detin e Kuq. Siç bëhet e ditur, anija e mallrave në pronësi të Greqisë, Zografia, po lundronte nga Vietnami drejt Izraelit kur u shënjestrua të martën, duke pësuar dëme.

“Në mbështetje të popullit palestinez, që po i nënshtrohet agresionit dhe rrethimit në Rripin e Gazës, forcat e armatosura Huthi, ndërmorën një operacion që shënjestroi anijen Zografia, e nisur për portet e Palestinës së pushtuar, me një numër raketash detare. Goditja ishte direkte”, deklaroi zëdhënës i rebelëve Houthi, Yahya Sarea.

Incidenti ndodh, pasi ushtria amerikane njoftoi se kishte konfiskuar armatime iraniane të destinuara për rebelët Houthi gjatë një operacioni javën e kaluar. Sakaq, SHBA-ja goditi objektivë të tjerë në zonat e kontrolluara nga Huthit në Jemen. Siç bëjnë me dije mediat amerikane, 5 raketa balistike kundër anijeve që ishin gati për t’u lëshuar, u shkatërruan.

Rebelët Houthi sulmojnë anijen greke, armët iraniane u konfiskuan

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë ndërmarrë një valë sulmesh ajrore kundër dhjetëra pozicioneve të militantëve Huthi, pasi këta të fundit intensifikuan sulmet ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq. Franca ka hezituar t'i bashkohet operacionit, siç tha, për të shmangur përshkallëzimin. 

“Franca vendosi të mos i bashkohet koalicionit që po ndërmerr sulme parandaluese ndaj rebelëve Huthi në tokën e tyre. Kjo sepse duam të shmangim çdo përshkallëzim”, deklaroi presidenti francez, Emanuel Macron.

Rebelët Huthi nisën të sulmonin anijet tregtare në nëntor, si një kundërpërgjigje ndaj operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos