Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti katastrofik në Japoni

Nga A2 CNN
3 Janar 2024, 08:12 | Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti katastrofik në Japoni

Është përkeqësuar bilanci i viktimave nga tërmeti me që goditi Japoninë qendrore në ditën e Vitit të Ri. Sipas autoriteteve lokale numri i viktimave është rritur në 62, ndërsa më shumë se 300 njerëz u plagosën, 20 prej tyre në gjendje të rëndë.

Gjysma e vdekjeve u regjistruan në qytetin e Ëajima, i cili është një nga më të shkatërruarit nga tërmeti, me mbi 200 ndërtesa dhe struktura të tjera të djegura nga zjarret që shpërthyen pas lëkundjeve të dhunshme me magnitudë 7.6 ballë.

Shefi i kabinetit të kryeministrit japonez, Yoshimasa Hayashi, tha se "popullit japonez i kërkohet nga qeveria që të jetë në gatishmëri sepse mund të ketë tërmete për rreth një javë me një shkallë intensiteti deri në shtatë ballë".

Autoritetet i kanë bërë thirrje popullatës të qëndrojë larg banesave që ndodhen në këto zona për shkak të rrezikut të tërmeteve të mëtejshme. Njerëzit e evakuuar nga shtëpitë e tyre u mblodhën në auditore, shkolla dhe qendra komunitare. Sipas raportimeve të mediave japoneze, dhjetëra mijëra shtëpi u shkatërruan. Uji, energjia elektrike dhe shërbimi telefonik në disa zona janë ende të ndërprera.

Tërmeti me magnitudë 7.6 u regjistrua pasditen e së hënës, duke detyruar banoret pranë bregdetit të zhvendosen në zonat më të larta, teksa dallgë tsunami goditën bregdetin perëndimor, duke zhytur në ujë banesa dhe automjete.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli