Rrëzimi i helikopterit të Raisit, Lavrov e pranon: Sanksionet e SHBA përkeqësuan sigurinë e aviacionit

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 14:14 | Bota

Rrëzimi i helikopterit të Raisit, Lavrov e pranon: Sanksionet e SHBA

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka komentuar incidentin ajror ku u rrëzua helikopteri i Ebrahim Raisi, e që i mori jetën Presidentit iranian.

Lavrov e ka pranuar se sanksionet amerikane kanë përkeqësuar sigurinë e aviacionit, pak pasi mediat iraniane transmetuan imazhe nga vendi i rrëzimit të helikopterit Bell 212 të prodhimit amerikan.

Irani ishte një nga blerësit kryesorë të helikopterëve Bell gjatë sundimit të Shahut para Revolucionit Islamik të vitit 1979, megjithëse origjina e saktë e avionit të rrëzuar është e paqartë.

Dhjetëra sanksione e bëjnë të vështirë për Iranin blerjen e pjesëve ose përmirësimin e flotës së saj të avionëve ndaj deklarata e Lavrov konfirmon dyshimet për vjetërsinë e flotës.

Amerikanët e mohojnë këtë, por e vërteta është se vendet e tjera, ndaj të cilave SHBA ka shpallur sanksione, nuk marrin pjesë rezervë për pajisjet amerikane, duke përfshirë edhe aviacionin. Po flasim për dëmtim të qëllimshëm të qytetarëve të thjeshtë duke përdorur këto mjete transporti dhe kur nuk jepen pjesë këmbimi, kjo lidhet drejtpërdrejt me një degradim të nivelit të sigurisë”, tha Lavrov , duke iu referuar aksidentit.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi