Armë po, trupa ushtarake jo! SHBA: Trajnuesit në Ukrainë i dërgojmë vetëm pas luftës

Nga Rosalba Bejdo
21 Maj 2024, 11:41 | Bota

Armë po, trupa ushtarakë jo! Zyrtarët e lartë të mbrojtjes në SHBA kujdesen të theksojnë se pavarësisht se nuk do të heqin dorë nga furnizimi me armatime i Kievit, nuk do të dërgojnë atje trajnues për forcat ushtarake. Shefi i Shtabit General Charles Q.Broën  tha se diçka e tillë mund të ndodhë vetëm pas përfundimit të luftës. 

Më shumë se 2 vite pas nisjes së konfliktit rusët po avancojnë gradualisht në lindje të Ukrainës, duke shfrytëzuar mungesat në staf dhe armatime mes forcave vendase. Kjo ka ngritur pyetjen nëse SHBA dhe aleatët mund të bëjnë më shumë për të ndihmuar Kievin, duke sigurimin e inteligjencës dhe trajnimit për forcat ukrainase.

“Para nisjes së luftës ne kishin pjesëtarë të ushtrisë amerikane në Ukrainë që trajnonin forcat atje. Tani nuk është me njësoj. Kur konflikti të përfundojë mund të çojmë sërish trajnues por për momentin nuk e kemi në plan”, tha Charles Q. Broën.

Sakaq, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferimin e armëve amerikane në Ukrainë, pas një takimi virtual me rreth 50 shefa të mbrojtjes nga Europa dhe e gjithë bota.

Mes tensioneve në rritje me Moskën, lidhur me mundësinë që Kievi të sulmojë territorin rus me armët amerikane, ai u shpreh: “Kam besim se raketat tona nuk po përdoren përdoren për të sulmuar Rusinë. Ato po godasin objektivë brenda Ukrainës”, tha Lloyd Austin.

Debat I nxehtë ka shpërthyer mes aleatëve perëndimor sa i përket mundësisë së dërgimit të trupave në Ukrainë, pasi presidenti francez Emanuel Macron i hapi derën një mundësie e tillë. Ish-diplomatja amerikane Victoria Nuland, kundërshtoi fort këtë mundësi gjatë një interviste, duke thënë se dërgimi i trajnueseve të huaj do të sillte rreziqe të panevojshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024