Izraeli njofton vrasjen e komandantit të Hezbollah në Liban

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 11:24 | Bota

Izraeli njofton vrasjen e komandantit të Hezbollah në Liban

Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë terroristin Qassem Saqlawi, komandant i sistemit të raketave në sektorin qendror bregdetar të Hezbollahut, në një sulm me dron, teksa po udhëtonte në zonën Tire në Libanin jugor.

Zëdhënësi ushtarak tha se Saqlawi ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të shumta me raketa kundër Izraelit. I njëjti burim tha se mbrëmë një seri raketash të lëshuara nga Hezbollahu drejt Galilesë perëndimore ranë në një zonë të hapur.

Hezbollahu njoftoi vdekjen e Saqlawi-t pas sulmit, duke thënë se ai u vra "në rrugën për në Jerusalem", termi i tij për operativët e vrarë në sulmet izraelite.

Ushtria thotë se më shumë se 30 komandantë të Hezbollahut janë vrarë në sulmet e saj në Libanin jugor në mes të luftës në shtatë muajt e fundit.

Ndërkohë, disa raketa u hodhën nga Libani në Galilenë Perëndimore gjatë natës, duke ndezur sirenat në komunitetet kufitare kryesisht të evakuuara.

 

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024