Varrimi i presidentit iranian në dy faza, sot ceremonia në Tabriz, të enjten funerali zyrtar

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 08:58 | Bota

Varrimi i presidentit iranian në dy faza, sot ceremonia në Tabriz,

Varrimi i presidentit iranian Ebrahim Raisi do të bëhet në dy faza. Ceremonia e parë mortore do të zhvillohet sot në Tabriz, në pritje të ceremonisë së planifikuar për të enjten. Pas ceremonisë në veriperëndim të vendit, trupi i liderit do të transferohet në qytetin e shenjtë të Qom, në jug të Teheranit, përpara se të transportohet në kryeqytet.

Një lutje nga Ayatollah Ali Khamenei pritet të mërkurën, pas së cilës Raisi do të varroset të enjten në vendlindjen e tij, Mashhad, në veri-lindje të vendit.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka shpallur pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit të vendit, Ebrahim Raisi, ndërsa janë pezulluar për shtatë ditë të gjitha aktivitetet kulturore dhe artistike në Iran.

Pas vdekjes së presidentit në aksidentin me helikopterin me të cilin ai po udhëtonte me shoqëruesit e tij, Mohammad Mokhber do ta udhëheqë vendin drejt zgjedhjeve presidenciale brenda 50 ditëve.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi