Zelensky: Na jepni “Patriotët”, nuk presim gjë nga zgjedhjet e SHBA

Nga Erjon Dervishi
20 Maj 2024, 23:16 | Bota

Perëndimorët janë shumë të ngadaltë në ndihmat e tyre për Ukrainën dhe kjo pritet të ketë një ndikim të madh në luftën kundër Rusisë. Kështu është shprehur Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në një intervistë për Reuters.

Zelenskyy e përshkroi dërgimin e ndihmës ushtarake, në veçanti të mbrojtjes ajrore Patriot, si "një hap i madh përpara, por është tepër e pamjaftueshme.

"Sikur të kishim marrë Patriotët në fillim, kur kishte shumë pak dronë në funksion, ata do ta kuptonin se ishte e kotë të shënjestrohej infrastruktura energjetike në një shkallë masive, më e rëndësishmja do të kishim qenë në gjendje të mbronim pjesën më të madhe të kapacitetit tonë gjenerues, por ne kemi atë që kemi një hap të madh përpara por edhe dy hapa pas”, tha Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës.

I frustruar qartë nga ato që ai i sheh si vonesa dhe shqetësime nga partnerët në Perëndim, Zelenskyy sugjeroi mënyra me të cilat aleatët mund të ndihmonin më drejtpërdrejt, duke përfshirë rrëzimin e raketave ruse mbi territorin ukrainas në rrethana të caktuara.

“Rusët po përdorin 300 avionë në territorin e Ukrainës. Ne kemi nevojë për të paktën 120, 130 aeroplanë për të rezistuar në qiell. Nuk mund ta siguroni këtë tani? OK por na siguroni F-16 që të rrëzojmë objektivat”.

Sipas 46-vjeçarit, situata në fushën e betejës në verilindje të vendit është tashmë nën kontroll, pasi forcat e Moskës kaluan kufirin dhe nisën inkursionet drejt qytetit të Kharkiv. Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se Kievi po negocionte me partnerët ndërkombëtarë për të përdorur armët e tyre për të goditur pajisjet ushtarake ruse në kufi dhe më tej brenda territorit rus. Por deri më tani nuk ka asgjë pozitive”, citoi Volodymyr Zelenskyy. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos