SHBA ngre mure, kartelet hapin tunele... Zbulohet rruga nëntokësore për trafikun e drogës dhe emigrantëve

Nga A2 CNN
13 Janar 2025, 11:43 | Bota

SHBA ngre mure, kartelet hapin tunele... Zbulohet rruga nëntokësore

Agjentët federalë amerikanë kanë zbuluar një tunel të sofistikuar që lidh El Paso-n, Teksas, me Ciudad Juarez të Meksikës. Tuneli ishte i pajisur me energji elektrike dhe sistem ventilimi, i cili përdorej nga trafikantët për të transportuar njerëz dhe drogë.

SHBA ngre mure, kartelet hapin tunele... Zbulohet rruga nëntokësore

Sipas raportimeve autoriteteve lokale në El Paso, tuneli ishte rreth 1,2 metra i gjerë dhe 1,8 metra i lartë, dhe ishte lidhur me sistemin e kullimit të ujërave të shiut në Boone Street, vetëm disa metra larg kufirit.

SHBA ngre mure, kartelet hapin tunele... Zbulohet rruga nëntokësore

Pamjet nga brenda tunelit tregojnë rrugën e gjatë dhe strukturën e mbështetur vetëm me trarë druri. Hetimet e deritanishme kanë nxjerrë në pah se tuneli është ndërtuar gjatë vitit të fundit. Agjentët kanë nisur një operacion për të gjetur dhe arrestuar personat përgjegjës për krijimin dhe përdorimin e tij.

SHBA ngre mure, kartelet hapin tunele... Zbulohet rruga nëntokësore

Shefi i Sektorit të Kufirit në El Paso, Anthony Good, vlerësoi punën e agjentëve që zbuluan tunelin dhe kritikoi rrezikun që paraqet përdorimi i rrugëve të tilla.

SHBA ngre mure, kartelet hapin tunele... Zbulohet rruga nëntokësore

Ky zbulim vjen pas gjetjes së një tjetër tuneli në kufirin Arizona-Meksikë. Në vitin 2020, tuneli më i gjatë ndonjëherë u zbulua mes Tijuana-s dhe San Diego-s, i pajisur me sistem hekurudhor dhe ashensor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos