SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme për të dytën ditë me radhë  

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 08:07 | Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme për të dytën

SHBA-të njoftuan se goditë 90 objektiva në ditën e dytë të sulmeve ndaj Iranit, pasi më herët Donald Trump kishte kërcënuar se do t’i “godiste fort”.

Disa vende të Gjirit kanë raportuar më pas sulme të dukshme iraniane. Ato përfshijnë shpërthime në Manama, kryeqytetin e Bahreinit, ndërsa Kuvajti tha se ka interceptuar raketa dhe dronë, ndërsa Katari lëshoi një alarm sigurie.

Mohammad Bagher Ghalibaf, negociatori kryesor i Iranit me SHBA-të, deklaroi se Amerika “ende nuk e ka mësuar se intimidimi dhe shkelja e premtimeve nuk janë më pa kosto”.

Mediat iraniane raportuan se shpërthime janë dëgjuar në zona përgjatë bregdetit jugor të vendit dhe se sulme janë kryer ndaj ishujve të kontrolluar nga Irani në Gjirin Persik.

Kjo vjen pas sulmeve amerikane të së martës, për të cilat Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se ishin përgjigje ndaj sulmeve ndaj tre anijeve tregtare që po kalonin përmes ngushticës.

Irani deklaroi se u kundërpërgjigj me sulme hakmarrëse ndaj objekteve ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt në orët e para të së mërkurës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos