"Armëpushimi ka mbaruar", SHBA sulmon Iranin pas deklaratës së Trump

Nga A2 CNN
8 Korrik 2026, 23:04 | Bota

"Armëpushimi ka mbaruar", SHBA sulmon Iranin pas deklaratës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një valë sulmesh ajrore ndaj Iranit mbrëmjen e së mërkurës.

Rreth 10 shpërthime janë dëgjuar në Chabahar dhe në një tjetër qytet bregdetar, Konarak, raportoi Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Republikës Islamike (IRNA).

Sulmet në jug të Iranit vijnë pas deklaratës së Trump sot se "armëpushimi ka mbaruar", shkruan A2.

Komanda Qendrore amerikane ka konfirmuar sulmet duke thënë se vijnë si pasojë e kërcënimit të lundrimit në Hormuz.

"Nën urdhrin e Komandantit të Përgjithshëm, forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara kanë nisur kryerjen e sulmeve shtesë kundër Iranit për të dobësuar më tej aftësinë e tij për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Iranin përgjegjës për agresionin e fundit të pajustifikuar ndaj anijeve tregtare dhe ekuipazheve civile që lundrojnë lirshëm në këtë rrugë ujore jetike ndërkombëtare."

Shpërthime raportohen edhe në Bushehr, aty ku ndodhet centrali i vetëm bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike në Iran. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos