“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

Nga A2 CNN
8 Korrik 2026, 22:24 | Politikë

Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, pranoi se protestuesit kanë të drejtë për disa gjëra dhe shtoi se mazhoranca është gati të ulet me përfaqësuesit e protestës.

“Nuk kemi ndalur së dëgjuari askënd, edhe sot që po bëhet kjo protestë që nuk është në ato nivele që ka qenë ditët e para. Ideja është që këta njerëz kanë edhe disa të drejta, apo jo? Ne jemi duke i dëgjuar, nuk kemi humbur kurrë vëmendjen për ata. Jemi gati të ulemi në çdo moment, të nxjerrin përfaqësuesit e tyre dhe t'i dëgjojmë”, tha deputetja socialiste në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Ata kanë të drejtë për shumë gjëra që duhen bërë më mirë. Unë konkretisht nuk them as edhe një gjë dhe nuk jap asnjë deklaratë. Ka gjëra që duhen bërë më mirë dhe unë ta them si deputete e re”, shtoi Çakërri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos